Добавить новость
ru24.net
World News
Ноябрь
2018

Kremlini: Ka pasur presion për zgjedhjen e kreut të Interpol-it

0
Kremlini, përmes zëdhënësit Dmitry Peskov, shprehu keqardhje që kandidati rus nuk e fitoi postin e udhëheqësit të Interpol-it.


Organizata ndërkombëtare e policisë zgjodhi të mërkurën president jugkoreanin Kim Jong-yang.


Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të Interpol-it në një takim në Dubai.


Ai e mundi rusin Alexander Prokopchuk, i cili ka qenë favorit për të fituar.


Megjithatë, ka pasur shqetësime se Prokopchuk do ta shfrytëzonte rolin e presidentit për të shënjestruar kritikët e presidentit rus, Vladimir Putin.


Pas votimit të mërkurën, Kremlini tha se ka pasur “presion të qartë nga jashtë” për zgjedhjen e kreut të ri të Interpol-it.


Moska tha se Prokopchuk do të vazhdojë të shërbejë si zëvendëspresident i Interpolit dhe do të ndihmojë në forcimin e "pozitës së organizatës në komunitetin ndërkombëtar të policisë".



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса