Добавить новость
ru24.net
World News
Декабрь
2018

Ideja e Brexitit pa marrëveshje "tmerron" bizneset në Britani

0
Bizneset britanike kanë kritikuar politikanët se janë fokusuar në garë të brendshme në vend se të përgatiten për Brexit, duke paralajmëruar se nuk ka kohë të mjaftueshme për largim të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa pakt.


Teksa ky proces pritet të ndodhë pas 100 ditësh, disa kompani kanë thënë të jenë “tmerruar” nga debatet dhe mospajtimet që po vazhdojnë në Parlamentin britanik.


Kabineti i këtij shteti është takuar të martën për të shpejtuar përgatitjet për një largim të Britanisë nga BE-ja pa pakt.


Mirëpo për kompanitë biznesore ideja se mund të menaxhohet një Brexit “pa marrëveshje” nuk është e besueshme.


Në një deklaratë të përbashkët, Dhomat për Tregti të Britanisë dhe institucione tjera biznesore kanë thënë se “mungesa e përparimit në Uestminster nënkupton se rreziku për Brexit pa marrëveshje është duke u rritur”.


Qeveria britanike ka njoftuar të martën se u ka dërguar letra 140,000 bizneseve, duke iu bërë thirrje për të shpejtuar planet e tyre duke u bazuar në mundësinë e Brexitit pa pakt.


Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga Bashkimi Evropian  më 29 mars, si rezultat i mbajtjes së një referendumi më 2016.


Britania dhe BE-ja tashmë janë pajtuar për një marrëveshje rreth Brexitit, mirëpo ajo duhet të miratohet në Parlamentin britanik në mënyrë që të jetë e zbatueshme.


Kyeministrja britanike, Theresa May ka shtyrë votimin e 11 dhjetorit në këtë parlament deri në muajin janar, pasi ka qenë e qartë se plani i saj do të refuzohej.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Саснович пробилась в основную сетку турнира WTA-500 в Линце






Путин поручил пересадить госслужащих на российские автомобили

Более 2 тысяч погибших и раненых: в МИД РФ рассказали о масштабах террора со стороны ВСУ с использованием западного оружия

Восемь человек пострадали в ДТП с автобусом и трамваем в Барнауле

Красные фонарики и фигурки панд: Москву украсили в честь китайского Нового года