Добавить новость
ru24.net
World News
Декабрь
2018

Opozita në Hungari me masa te reja kundër kryeministrit Orban

0
Ligjvënësit opozitar në Hungari premtuan se do të ndërmarrin masa ligjore dhe parlamentare në përpjekje për të penguar kryeministrin Viktor Orban përderisa protestat për një ligj të ri të punës, u zvogëluan për nga pjesmarrja.


Rreth 200 persona u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit në Budapest më 18 dhjetor, përderisa një ditë më parë mijëra protestues u përballen me policinë jashtë selisë së transmetuesit shtetëror.


Fokusi kryesor i protestave ka qenë një ligj i sapo miratuar që ndryshon në mënyrë drastike rregullat e punës shtetërore. Grupet e opozitës e kanë quajtur atë një "ligj skllavërues".


"Ne po planifikojmë veprime të mosbindjes civile, bllokim të rrugëve dhe së bashku me sindikatat, demonstrata të mëtejshme", u tha gazetarëve, Timea Szabo, një ligjvënëse opozitare.


Aleatët e Orbanit i kanë denoncuar protestat si një ndërmarrje e grupeve liberale të financuara nga financuesi hungarez-amerikan, George Soros. Organizata e shoqërisë civile "Soros" ka hedhur poshtë këto pretendime.


Soros është vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur nga qeveria e Orbanit.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса