Kuvendi i Kosovës miraton në lexim të parë Projektligjin për buxhetin 2019
Kuvendi i Kosovës ka debatuar ditë më parë për dy ditë rresht rreth buxhetit të propozuar nga Qeveria e Kosovës.
Megjithatë, debati pati përfunduar pa votimin e projektligjit, pasi Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje.
Buxheti për vitin 2019 është paraprarë të arrijë shifrën e 2,3 miliardë eurove.
Ky projektbuxhet nuk është mbështetur nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo ka fituar përkrahjen e subjektit tjetër opozitar, Partisë Socialdemokrate.
Pas shqyrtimit në komisionet përkatëse pritet që Kuvendi ta vendosë këtë projektligj për miratimin final në fillim të javës së ardhshme.
