Добавить новость
ru24.net
World News
Январь
2019

SBASHK-u vendos për vazhdimin e grevës në arsim

0
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kosovës (SBASHK), pas mbledhjes së Këshillit drejtues, vendosi që greva në sistemin arsimor të Kosovës të vazhdojë.


Në këtë mbledhje, siç njoftohet përmes një komunikate, SBASHK-u refuzoi sërish ofertën e Qeverisë së Kosovës për rritje pagash, të cilën e cilësoi si “të papranueshme”.


“Të gjithë njëzëri, udhëheqësit e sindikatave komunale dhe të universiteteve deklaruan se oferta e qeverisë është e papranueshme dhe duhet të vazhdohet me grevën edhe në ditët në vijim”, thuhet në komunikatë.


Sistemi arsimor i Kosovës është në grevë të përgjithshme që nga 14 janari.


Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 milionë euro shtesë për sektorin e arsimit.


Kërkesë e Këshillit grevist është rritja e koeficientit të pagës për 30 përqind për të gjithë të punësuarit në arsim në sektorin publik.


Kryeministri Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje sindikalistëve të arsimit që të rezonojnë lidhur me propozimin e qeverisë për rritje pagash për mësimdhënësit dhe t’i kthehen punës.


Më shumë në këtë temë: Sa po ndikon greva në studimet tuaja?



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса