Në Kosovë besimtarët katolikë kanë kremtuar festën e Krishtlindjes. Mesha kryesore është zhvilluar në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë dërguar mesazhe paqeje dhe dashurie për njerëzit, ndërkohë besimtarët janë uruar nga liderë të ndryshëm institucional.
Në meshën kryesore besimtarët janë lutur për më shumë dashuri dhe mirëkuptim.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se kremtimi i Krishtlindjes gjithmonë bart me vete mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit... Читать дальше...