Banorët e dy Koreve takojnë familjarët e ndarë nga lufta
Një grup i jugkoreanëve në moshë ka arritur në Korenë Veriore për të takuar familjarët që nuk i kanë parë nga koha e Luftës Koreane më 1950-1953. Kjo luftë ka ndarë Gadishullin Korean andaj njerëzit që kanë jetuar në pjesën veriore e kanë pasur të pamundur lëvizjen. Të dy Koretë, që teknikisht janë ende në luftë, kanë organizuar bashkime familjare edhe më parë, mirëpo ky rast përbën ngjarjen e parë në tri vjetët e fundit. Jugkoreanët janë listuar me një zgjedhje rastësore derisa më i vjetri është në moshën 101 vjeçare. Читать дальше...