Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka takuar të shtunën mbrëma në Paris presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se Trump shprehu “100% mbështetje për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme midis Kosovës dhe Serbisë".
“Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, shkroi Thaçi.
Thaçi dhe dhjetëra liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, qëndruan në Paris ku morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Читать дальше...