Kina dënon dorëheqjet e opozitës në Hong Kong
Qeveria e Kinës ka dënuar dorëheqjen masive të shumicës së pjesëtarëve opozitarë në Hong Kong duke e konsideruar këtë veprim “farsë” dhe “sfidë të hapur” për autoritetin e saj. Të mërkurën, 15 pjesëtarë të opozitës kanë dhënë dorëheqje si shenjë solidariteti me katër ligjvënësit që janë përjashtuar. Pekini ka thënë se të katër personat kanë qenë kërcënim për sigurinë kombëtare. Mirëpo shumë persona e shohin këtë veprim si kufizim të të drejtave të Hong Kongut, duke përfshirë lirinë e shprehjes, pretendim që Pekini e mohon. Читать дальше...