Biden bën publik emrin e shefit të stafit në administratën e tij
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka njoftuar se Ron Klain do të jetë shefi i stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Kjo pozitë konsiderohet ndër më të rëndësishmet në një administratë amerikane. “Përvoja e thellë e Ron Klainit dhe kapaciteti për të punuar me njerëzit në gjithë spektrin politik është pikërisht ajo që më duhet në një shef të stafit në Shtëpinë e Bardhë, teksa përballemi me një moment krize dhe bashkojmë shtetin edhe një herë tjetër”, ka thënë Biden përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Читать дальше...