BioNTech do të rrisë prodhimin e vaksinës
Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19, për të kompensuar faktin se pak vaksina të tjera janë miratuar për përdorim. “Situata aktuale nuk është rozë”, tha bashkëthemeluesi i BioNTech-ut, Ugur Sahin, për gazetën gjermane Der Spiegel. “Ka një vrimë, sepse ka mungesë të vaksinave të tjera të miratuara dhe neve na duhet ta plotësojmë këtë boshllëk me vaksinat tona”, tha Sahin. Kompania BioNTech zhvilloi vaksinën e saj në partneritet me firmën amerikane Pfizer. Читать дальше...