Mbi 300 persona të akuzuar për sulmin në Kongresin amerikan
Mbi 300 persona janë akuzuar për pjesëmarrje në sulmin vdekjeprurës të 6 janarit, ku mbështetësit e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump, sulmuan Kongresin amerikan. Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, John Carlin u tha gazetarëve se të paktën 280 persona ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë nga Departamenti i Drejtësisë, tashmë janë arrestuar. "Hetimet lidhur me përgjegjësit po lëvizin shpejt, në një shkallë të paprecedentë”, tha ai. “Përgjegjësit do të përballen me drejtësinë”, shtoi Carlin. Читать дальше...