Kosova, për herë të dytë zgjedh një grua në krye të shtetit. Vjosa Osmani-Sadriu u zgjodh të dielën presidente e Kosovës pasi pro kandidaturës së saj votuan 71 deputetë të Kuvendit të Kosovës, në roundin e tretë të votimit.
Këtë pozitë në vitet 2011-2016 e kishte mbajtur, Atifete Jahjaga.
Osmani-Sadriu kishte kundërkandidat Nasuf Bejtën, i cili nuk mori asnjë votë, ndërsa 11 vota u shpallën të pavlefshme. Në procesin e votimit morën pjesë 82 deputetë. Që të dy ishin propozuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”... Читать дальше...