Tetë viktima dhe 345 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tre raste të vdekjes u regjistruan në Gjilan dhe nga një në Kamenicë, Lipjan, Pejë, Prishtinë dhe Skënderaj.
Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 3,208 mostrave.
Kjo i bie që 10 për qind e të testuarve janë diagnostikuar me koronavirus.
Në 24-orëshin paraprak, sipas IKSHPK-së, 518 pacientë u shëruan nga koronavirusi.
Me shifrat e fundit... Читать дальше...