Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ftua për dëshmi nga Prokuroria Speciale, bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së tij, Përparim Kryeziu.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kryeziu kritikoi sistemin e drejtësisë për ndërhyrje në procesin zgjedhor.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar [Kurtit] kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, shkroi ai pa dhënë më shumë detaje. Читать дальше...