Paralajmërimi për bojkot të disa mediave nga LVV-ja shihet si sulm ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se paralajmërimi se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të bojkotojë disa nga televizionet në Kosovë shkon kundër transparencës dhe është përpjekje për të “minuar rolin e gazetarëve dhe mediave” për ta mbajtur përgjegjëse “për politikat e saj”. AGK-ja përmes një reagimi tha se është e shqetësuar me këto zhvillime që lidhen me nisjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Zyrtarisht, fushata njëmujore zgjedhore do të nisë më 11 janar. Читать дальше...