Добавить новость
ru24.net
World News
Июнь
2019

Kompanitë ajrore ndryshojnë fluturimet pas incidentit SHBA-Iran

0
Disa kompani ajrore i anuluan fluturimet ose ua ndryshuan drejtimin larg Iranit, pasi ky i fundit rrëzoi një dron amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit.


Irani konfirmoi se ka qëlluar dronin të enjten, duke thënë se ai ka shkelur hapësirën e tij ajrore. SHBA-ja e mohoi këtë.


Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së lëshoi të premten një urdhër emergjent, që i ndalon linjat ajrore amerikane të fluturojnë mbi Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.


Për rrjedhojë, kompania United Airlines i ndaloi fluturimet nga Nju Xhërsi në Mumbai të Indisë.


Kompania Emirates, me seli në Dubai, tha se "do t'i shmangë zonat e konfliktit të mundshëm".


British Airways tha se do t'iu përmbahet udhëzimeve të SHBA-së, duke shmangur hapësirën ajrore iraniane.


Lufthansa, e cila fluturon në Teheran, tha se ka ndaluar fluturimin mbi disa pjesë të Iranit.


Drejtimin e fluturimeve e ndryshuan edhe kompanitë KLM dhe Singapore Airlines.


Më shumë në këtë temë:


Rrëzimi i dronit amerikan - “sulm i paprovokuar” i Iranit


Trump tërheq vendimin për sulm ndaj Iranit



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса