Добавить новость
ru24.net
World News
Август
2019

Kërkohet masa e paraburgimit për Prokuroren Speciale, Katica Janeva

0
Prokurorja speciale, Katica Janeva është ndaluar nga policia maqedonase si e dyshuar për rastin “Reket”, ka bërë të ditur Prokurori Publik, Lubomir Jovevski.


Organi i akuzës kërkon masën e paraburgimit për Prokuroren Speciale Katica Janeva, e cila në mesditë u shoqërua në stacion policor nga forca të shumta policore.


Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes së 1.5 milion euro të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.


Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afarstit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.


Gjykata Penale duhet të vendosë mbi kërkesën e prokurororisë për paraburgosjen e Janevës.


Prokurorja speciale, Katica Janeva të martën ka dëshmuar para Prokurorisë lidhur me këtë rast ka deklaruar se argumentet e saja do të ndihmojnë në hetimin e shpejt të rastit.


Ky skandal ka shkaktuar përplasje të shumta mes partive politike për atë nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë.


 


 



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса