Добавить новость
ru24.net
World News
Январь
2020

Debat në Senat për procedurat e gjykimit të Trumpit

0
Senati i Kongresit të Shteteve të Bashkuara nisi të martën debatin për procedurat e gjykimit të presidentit Donald Trump.


Trump është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve - e cila udhëhiqet nga rivalët e tij demokratë - për shpërdorim të detyrës dhe pengim të drejtësisë.


Akuzat kanë dalë nga dyshimet se Trump i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar një rival të tij politik.


Senati tani do ta gjykojë presidentin dhe nëse e shpall fajtor - gjë që thuhet se ka pak gjasa, meqë ky institucion udhëhiqet nga Partia e tij Republikane - ai do të shkarkohej nga detyra.


"Avokatët e presidentit do të jenë më në fund në gjendje të paraqesin rastin e presidentit", tha udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell.


Ai tha se procesi kundër Trumpit në Dhomën e Përfaqësuesve ka qenë "i padrejtë" dhe "i njëanshëm".


Në propozim-rezolutën për procedurat e gjykimit, McConnell tha se akuzuesit do të duhet t'i paraqesin argumentet e tyre në dy seanca maratonike, ndërsa të njëjtën kohë do ta ketë edhe ekipi ligjor i presidentit.


Ai tha se do të bllokojë çdo përpjekje të demokratëve për votimin e thirrjeve të detyrueshme për dëshmitarë, në faza të hershme.


Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, tha se rezoluta e McConnellit mbi rregullat e gjykimit "kërkon që Senati ta përfundojë procesin sa më shpejt që është e mundur dhe ta bëjë më të vështirë paraqitjen e provave".


Për çfarë akuzohet Trump?


Trump akuzohet se i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacione të dëmshme për rivalin e tij politik, Joe Biden.


Në këmbim të favoreve nga Ukraina, Trump akuzohet se ka mbajtur dy gjëra pezull: ndihmën ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarësh, dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas.


Me këto veprime, sipas demokratëve, Trump ka abuzuar me pushtetin, pasi ka përdorur zyrën e presidentit për përfitime politike personale dhe në dëm të sigurisë kombëtare.


Trump akuzohet edhe për pengim të punës së Kongresit, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë në hetime.


Lexoni edhe këtë:



Gjithçka gati për nisjen e gjyqit kundër Trumpit në Senat


 



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса