Добавить новость
ru24.net
World News
Май
2020
1
2
3 4
5
6 7 8
9
10
11 12
13
14 15 16 17 18 19 20 21 22
23
24
25
26 27
28
29 30 31

Rritet numri i rasteve me koronavirus jashtë Evropës Perëndimore

0
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se teksa numri i rasteve të prekura me koronavirus është duke rënë në Evropën Perëndimore, e kundërta është duke ndodhur në Evopën Lindore, në Afrikë, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Amerikë.


Ai po ashtu pa paralajmëruar qeveritë që të menaxhojnë me kujdes vendimet për lehtësim të masave të izolimit, pasi “rreziku i kthimit të virusit është shumë real”.


Ai ka përmendur gjashtë kushte para lehtësimit të masave të izolimit;



Numri i rasteve duhet të jetë në rënie, por vëzhgimi i të infektuarve duhet të jetë i lartë Sistemet shëndetësore duhet të jene të gatshme të testojnë, trajtojnë dhe izolojnë të infektuarit Në spitale dhe shtëpi kujdesi duhet të ketë shpërthime minimale
Masat mbrojtëse duhet zbatuar në vende të punës dhe shkolla
Numri i rasteve të importuara duhet të jetë i menaxhueshëm
Komuniteti duhet të veprojnë në përputhje me “normalen e re”.


Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 3,685,129 njerëz të infektuar, 258,051 të vdekur dhe 1,208,139 të shëruar nga ky virus.



Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса