Добавить новость
ru24.net
World News
Июль
2020
1
2
3
4
5
6
7
8 9 10
11
12 13
14
15 16 17
18
19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31

Brenda një dite, pasuria e Jeff Bezos shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh

0
Brenda një dite, pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh.


Kjo ndodhi pasi të hënën vlera e aksioneve të kompanisë së tij regjistroi ngritje 7.9 përqind, raporton revista Bloomberg.


Kjo është rritja më e madhe e pasurisë brenda një dite, që nga viti 2012, kur kjo revistë filloi të raportojë për shifrat e pasurisë së miliarderëve.


Bezos, 56 vjeç, është njeriu më i pasur në botë me 189 miliardë dollarë.


Që nga fillimi i këtij viti pasuria e tij është shtuar për 74 miliardë dollarë, pavarësisht faktit që Shtetet e Bashkuara shënuan krizën më të madhe ekonomike - të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit - që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.


Gjatë kohës së pandemisë, shitjet online përmes kompanisë Amazon shënuan rritje.


Vlera në treg e kësaj kompanie vlerësohet në më shumë se një mijë miliardë dollarë.


Pasuria personale e Bezos është më e madhe sesa vlera e tregut e gjigandëve si Exxon Mobil Corp., Nike Inc., McDonald's Corp. dhe korporatat e tjera.


Pasuria e ish-gruas së Bezos, Mackenzie u rrit ndjeshëm të hënën - me 4.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi i 13-të më i pasur në botë.


Në vendin e dytë pas Jeff Bezos është Bill Gates me 118 miliardë dollarë.


 



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса