Добавить новость
ru24.net
World News
Июль
2020
1
2
3
4
5
6
7
8 9 10
11
12 13
14
15 16 17
18
19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31

SHBA: Dy hakerë kinezë akuzohen se shënjestruan hulumtimet për COVID-19

0
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar dy hakerë kinezë se kanë shënjestruar kompani të ndryshme, në gjithë botën, të cilat po hulumtonin zbulimin e një vaksine kundër COVID-19.


Aktakuza, e njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë më 21 korrik, gjithashtu akuzon hakerat se kishin në shënjestër organizata joqeveritare, disidentë  dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.


Njoftimi për aktakuzën ndodhë në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua me kryeministrin britanik, Boris Johnson për të diskutuar shqetësimet për veprimet kineze brenda dhe jashtë vendit, përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut.


Zëvendës Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), David L. Bowdich, tha në një konferencë për media në Uashington se, aktakuza i vë në dijeni udhëheqësit kinezë se hakimi i pronës intelektuale, që ndodhë me mbështetjen e shtetit, do të ketë "pasoja serioze dhe rreziqe".


Zyrtarët e sigurisë amerikane, britanike dhe kanadeze më 17 korrik paralajmëruan se hakerët rusë gjithashtu po synonin organizatat e përfshira në zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса