Добавить новость
ru24.net
World News
Июль
2020
1
2
3
4
5
6
7
8 9 10
11
12 13
14
15 16 17
18
19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31

Qeveria britanike kritikohet për dështim në hetimin e ndërhyrjes ruse

0
Një komision parlamentar britanik kritikoi qeverinë për dështim në hetimin e ndërhyrjes ruse gjatë referendumit të vitit 2016, pavarësisht informacioneve"të besueshme" që tregonin se Moska, dy vjet më parë, kishte provuar të përzihej në referendumin për pavarësinë e Skocisë.


Britania ka dalë nga Bashkimi Evropian më 31 janar, pas një referendumi për Brexit të mbajtur më 2016.


Në një raport të publikuar më 21 korrik, komiteti i inteligjencës dhe sigurisë (ISC) bëri thirrje për një "vlerësim të plotë" të veprimeve të Moskës gjatë referendumit.


Anëtari i komitetit të ISC, Stewart Hosie tha se askush në qeveri nuk dëshironte të merrej me çështjen e ndërhyrjes ruse dhe se anëtarët e saj "nuk donin t'ia dinin" sepse ishte shumë “temë e nxehtë”.


Raporti u përfundua në mars të vitit 2019 dhe fillimisht në muajin tetor u dërgua te kryeministri, Boris Johnson.


Kritikët thanë se qeveria e tij vonoi publikimin e tij për të mbrojtur Johnsonin dhe Partinë e tij konservatore.


Qeveria fillimisht tha që raporti nuk mund të publikohej derisa të rishikohet për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса