Добавить новость
ru24.net
World News
Январь
2021

Maqedoni e Veriut: Nëntë viktima dhe 580 të infektuar me COVID-19

0
Maqedonia e Veriut regjistroi të martën nëntë viktima me sëmundjen COVID-19, 580 raste të reja pozitive dhe 572 raste të të shëruarve.


Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: nga tri në Shkup dhe Strumicë dhe nga një në Kërçovë, Ohër dhe Resnjë.


Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,431 mostrave në 24 orët e fundit.


Numri më i madh i tyre është në Shkup: gjithsej 166 raste.


Në Shkup është edhe numri më i madh i të shëruarve të fundit: 162.


Numri i personave të hospitalizuar me koronavirus aktualisht është mbi 900.


Autoritetet kanë thënë se institucionet shëndetësore kanë vende të lira edhe për më shumë se 500 persona, por kanë bërë thirrje që te respektohen masat mbrojtëse.


Në prag të Krishtlindjeve ortodokse, më 7 janar, Ministria e Shëndetësisë dhe inspektoratet kanë kërkuar nga besimtarët që të përmbahen nga grumbullimet dhe ndezja e zjarreve, që janë karakteristikë e festës.


Maqedonia e Veriut ka konfirmuar gjithsej 84,709 raste me koronavirus.


Prej tyre, 2,559 pacientë kanë humbur jetën dhe 64,104 janë shëruar.


Raste aktive aktualisht janë 18,046.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Саснович вышла в четвертьфинал парного разряда турнира WTA-250 в Румынии






Турецкие военные базы вместо российских

Школьники обменяются опытом создания выставок

Открылся столичный филиал «Президентский центр Б. Н. Ельцина»

"Терпение Путина лопнуло". Дальше последствия. За пенсионеров вступились. Массовые аресты чиновников. Аномальные морозы в России