Добавить новость
ru24.net
World News
Январь
2021

Arabia Saudite dhe aleatët rivendosin marrëdhëniet me Katarin

0
Marrëdhëniet diplomatike midis Katarit dhe katër shteteve arabe, të cilat i kanë vënë embargo për tre vjet, janë rikthyer.


Ministri i Jashtëm saudit, princi Faisal bin Farhad, u tha gazetarëve se vendet janë pajtuar “për t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet” në një samit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të mbajtur të martën.


Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti i kanë ndërprerë lidhjet me Katarin në vitin 2017, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit.


Katari i ka mohuar akuzat dhe i ka hedhur poshtë kushtet për t'i dhënë fund bllokadës së pjesshme, duke përfshirë mbylljen e rrjetit të transmetimit Al Jazeera.


Në muajt e fundit, Kuvajti dhe ndërmjetësuesit amerikanë i kanë rritur përpjekjet për t'i dhënë fund bllokadës.


Në samitin e së martës në qytetin saudit al-Ula, udhëheqësit e vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit nënshkruan një marrëveshje që, sipas princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, konfirmon “stabilitetin dhe solidaritetin tonë”.


“Sot ekziston një nevojë e dëshpëruar për t’i bashkuar përpjekjet tona, për të promovuar rajonin tonë dhe për t'u përballur me sfidat që na rrethojnë, veçanërisht me kërcënimet që paraqet programi i raketave bërthamore dhe balistike të regjimit iranian dhe planet e tij për sabotim dhe shkatërrim”, tha bin Salman.


Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit përbëhet nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Omani, Kuvajti dhe Katari.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса