Добавить новость
ru24.net
World News
Апрель
2021

Rritje rekorde e ekonomisë kineze në çerekun e parë të vitit

0
Ekonomia e Kinës u rrit për 18.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.


Autoritetet thanë se ky është kërcimi më i madh i bruto prodhimit të brendshëm, qëkur Kina ka nisur të mbajë shënime tremujore, në vitin 1992.


Megjithatë, shifra është më poshtë se pritjet e ekonomistëve për 19 për qind rritje.


Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës është tkurrur për 6.8 për qind, për shkak të izolimit mbarëkombëtar nga sëmundja COVID-19.


“Ekonomia kombëtare bëri një start të mirë”, tha Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, e cila publikoi të premten të dhënat e çerekut të parë.


“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se COVID-19 është ende duke u përhapur globalisht dhe peizazhi ndërkombëtar është i ndërlikuar - me pasiguri dhe paqëndrueshmëri të mëdha”, tha po ashtu Byroja e Statistikave.


Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike prej 6% në vitin 2021.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева близка к победе на WTA в Дубае после блестящего старта






Главархив Москвы опубликовал письма красноармейцев своим детям

Синоптики спрогнозировали потепление в Приморье в начале предстоящей недели

Жителей столичного региона предупредили о скорых 20-градусных морозах

Рябков: переговоры РФ и США по «раздражителям» пройдут в конце недели