Добавить новость
ru24.net
World News
Май
2021

Kanadaja autorizon vaksinën Pfizer për fëmijët 12-15 vjeç

0
Kanadaja autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer kundër koronavirusit për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.


Ky është vendi i parë që merr një vendim të tillë për këtë grup-moshë.


Ministria e Shëndetësisë tha se ka marrë vendimin bazuar në të dhënat e fazës së tretë të testimit të fëmijëve në këtë moshë.


“Departamenti ka vlerësuar se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grup-moshë më të re”, tha një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë kanadeze.


Pfizer po ashtu thotë se vaksina funksionon mirë në këtë grup-moshë.


Kanadaja ka autorizuar tashmë përdorimin e vaksinës Pfizer te njerëzit mbi 16 vjeç.


Ky vend ka regjistruar mbi 1.2 milion raste me koronavirus dhe rreth 20 për qind e tyre kanë qenë persona nën 19 vjeç.


Rreziku që fëmijët të sëmurën shumë ose të vdesin nga koronavirusi është i vogël dhe gjatë gjithë pandemisë ata shumë rrallë kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.


Video:




 



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса