Добавить новость
ru24.net
World News
Май
2021

Maqedonia e V. e shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus

0
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut tha se ka shpallur person të padëshirueshëm një diplomat rus, në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.


"Më 14 maj, 2021, ambasadori i Federatës Ruse u thirr në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku iu dorëzua një notë me udhëzimin për largimin e diplomatit nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda shtatë ditësh”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.


Sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës, “shteti në të cilin është akredituar diplomati mund - në çdo kohë dhe pa ndonjë detyrim - të shpjegojë vendimin e tij, të informojë shtetin akreditues se drejtuesi ose ndonjë anëtar i stafi diplomatik i misionit është person ‘non grata’ [i padëshirueshëm] ose ndonjë anëtar tjetër i stafit të misionit është i padëshirueshëm”.


“Shteti që ka bërë akreditimin do të vendosë ta tërheqë personin në fjalë ose do të konstatojë përfundimin e funksionit të tij”, thotë neni 9 i Konventës së Vjenës.


Mediat në Shkup raportuan se bëhet fjalë për diplomatin Sergej Aleksandroviç Bazdikin.


Sipas mediave, arsyeja për shpalljen e tij person ‘non grata’ ka të bëjë me veprime që nuk përputhen me sjelljen e pritur nga ana e një diplomati të huaj, që shërben në një vend mikpritës.




 



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Australian Open

Паула Бадоса одолела Кори Гауфф в четвертьфинале Открытого чемпионата Австралии.






Косметический бренд YASYA планирует локализовать производство в Псковской области

Bloomberg: антироссийские санкции ЕС могут истечь 31 января

Четыре нижегородских предприятия принимают участие в международной выставке Ruplastica на льготных условиях

Время для души: в Электротеатре пройдет спектакль «Дом Бернарды Альбы»