Добавить новость
ru24.net
World News
Май
2021

Vuçiq: Kërkim-falja e Zemanit për bombardimet është historike

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “ajo që ndodhi sot në Pragë hyn në librat e historisë”.


Vuçiq komentoi kështu kërkim-faljen e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga NATO-ja, më 1999.


Zeman, atëbotë kryeministër i Çekisë, ka dhënë pajtimin e tij.


“Dua të kërkoj falje për bombardimin e atëhershëm të Serbisë. Dua ta lus popullin serb për falje. Gjithë kohën më ka munduar kjo. Kur është vendosur për bombardimet, ne kemi qenë vetëm disa javë të anëtarësuar në NATO. Kemi qenë të fundit që kemi dhënë pajtimin”, tha të martën Zeman, në takim me Vuçiqin.




Duke reaguar ndaj deklaratës së Zemanit, Vuçiq tha se ajo është “historikisht e rëndësishme” dhe se Zeman është presidenti i parë i një vendi që i kërkon falje Serbisë për bombardimet.


"Sot kemi dëgjuar që dikush që ka marrë pjesë në bombardimet e Serbisë, të thotë: ‘na falni’. Zeman është i vetmi që, pas shumë vitesh, pa u pensionuar, por me mandat, e thotë një gjë kaq të madhe dhe të rëndësishme”, tha Vuçiq, duke folur për Tv Pink të Serbisë nga Praga.


Fushata ajrore e NATO-s mbi caqet e ushtrisë së atëhershme jugosllave ka pasur për qëllim ndaljen e dhunës në Kosovë.


Pas fushatës, që ka zgjatur 78 ditë, ushtria serbe është tërhequr nga Kosova.


Zeman tha se mbështetja për sulmet e NATO-s ishte rezultat i “mungesës së guximit”.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина начала работать с бывшим тренером Динары Сафиной






«Виниться мне не в чем». Бывший министр сельского хозяйства республики поверил в карельское правосудие

Криминалист Игнатов: подрывник мог пройти в «Алые паруса» под видом курьера

В Ростове сотни домов остались без света из-за снегопада

Закупки Газпрома. 4 февраля 2025 г. Капремонт оборудования и др. услуги