Добавить новость
ru24.net
World News
Июнь
2021

Dënohet me 22 vjet e gjashtë muaj burgim vrasësi i George Floyd

0
Derek Chauvin, ish-polic i qytetit Mineapolis të SHBA-së, u dënua me 22 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në maj të vitit të kaluar.


Vendimin e shpalli një gjykatë në Minesota. Gjykatësi, Peter Cahill, tha se dënimi  pasqyron "mizorinë" e vrasjes. 


"Dhimbja është ndjerë në të gjithë vendin, por më e rëndësishmja është që duhet ta njohim dhimbjen e familjes Floyd", tha ai. 


Prokurorët kishin kërkuar që ai të dënohet me 30 vjet burgim.


Para shpalljes së dënimit, ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin ofroi "ngushëllimet" e tij familjes së George Floyd.


Chauvin, në muajin prill, u shpall fajtor për vrasjen.


Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, është vrarë nga zyrtari i bardhë policor, i cili i ka bërë presion me gju në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë procedurës së arrestimit. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj të vitit 2020.


Vdekja e tij kishte nxitur protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara dhe më larg, si dhe ka shtyrë përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Анастасия Потапова

Российская теннисистка Потапова вышла в финал турнира в Румынии






Скачки температур: синоптик Ильин рассказал о погоде в Москве с 10 по 14 февраля

Кошки выжили в пожаре в здании Электрозавода в Москве

Пара фигуристов из Подмосковья стала призером первенства России

Певица Клава Кока рассказала, что впервые поцеловалась в седьмом классе