Добавить новость
ru24.net
World News
Январь
2022

Greqi: Të pavaksinuarit mbi 60 vjeç përballen me gjoba

0
Greqia e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit për personat mbi 60 vjeç, pasi mesatarja e vaksinimit mbetet nën atë të Bashkimit Evropian.


Personat e kësaj grup-moshe, që nuk vaksinohen, do të përballen me ndëshkime, duke nisur nga 50 euro në janar dhe me nga 100 euro në muajt pasues.


Rreth dy të tretat e popullsisë greke prej 10.7 milionë personash janë të vaksinuar plotësisht, përderisa mesatarja e Bashkimit Evropian është mbi 70 për qind.


Shkalla e vdekjeve dhe hospitalizimit është rritur pas përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.




Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, ka thënë se gjobat do të mblidhen nga zyra e taksave dhe paratë do të shfrytëzohen për të financuar spitalet shtetërore.


“Faktori i moshës është i rëndësishëm për shkak të ndikimit në sistemin publik shëndetësor”, ka thënë Plevris.


Vaksinimi i detyrueshëm për punëtorët e kujdesit shëndetësor ka nisur të zbatohet vitin e kaluar.


Pas 1 shkurtit, certifikata e vaksinës për të rriturit do të skadojë pas shtatë muajve, nëse nuk merret doza përforcuese e vaksinës.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса