Добавить новость
ru24.net
World News
Июль
2023

Në Nebraska burgoset një adoleshente për shkak të abortit

0
Një adoleshente amerikane është dënuar me 90 ditë burgim, pasi ka marrë pilula për abort për t’i dhënë fund shtatzënisë, dhe më pas e ka asgjësuar fetusin me ndihmën e nënës së saj.


Celeste Burgess, tani 19-vjeçare, është shpallur fajtore për fshehje ilegale të trupit të njeriut, pasi e ka kryer abortin pas javës së 20-të të shtatzënisë, dhe kështu e ka shkelur kufizimin e vendosur nga Nebraska.


Nëna e saj, Jessica Burgess, 42-vjeçare, përballet me pesë vjet burgim që i ka ndihmuar vajzës.


Nebraska tani e ndalon abortin pas javës së 12 të shtatzënisë.




Policia i ka nisur hetimet për nënën dhe vajzën në qershor të vitit 2022, para vendimit të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, e cila e ka përmbysur  të drejtën për abort, dhe ua ka lënë në dorë shteteve që të hartojnë rregullore për këtë procedurë.


Atëbotë, nëna dhe vajza, që atëherë ishte 17-vjeçare, kanë jetuar në Nebraska, ku abortet kanë qenë të ndaluara pas javës së 20-të të shtatzënisë.


Më herët gjatë këtij viti, është ndryshuar ligji për ndalim të abortit pas javës së 12-të.


Abortime të tilla nuk janë të zakonshme në SHBA.


Para përmbysjes së të drejtës për abort, vlerësohet se abortet në SHBA janë kryer para javës së 13-të të shtatzënisë.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса