Добавить новость
ru24.net
World News
Ноябрь
2024

BE: Ta quash "non-paper" draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve

0
Kosova nuk mund t’iu ikë përgjegjësive të veta nga dialogu i Brukselit dhe cilësimi i draft-statutit evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe si “non-paper” nga zyrtarët e saj, tregon mungesë respekti për obligimet e saj nga dialogu, tha të martën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.


“Ta quash draft-statutin evropian si thjeshtë një ‘non-paper’, paraqet mospërfillje të ftesës së Këshillit të Bashkimit Evropian që të veprohet në bazë të tij pa vonesa të reja drejt themelimit të Asociacionit”, tha Stano.


Në tetor 2023, BE-ja ua dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia - e mbështetën atë.


Prej atëherë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës ta dërgojë në Gjykatën Kushtuese këtë draft-statut.




Zyrtarët e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti edhe në të kaluarën e kanë cilësuar si “non-paper” draft-statutin evropian.


Por, disa ditë pasi Kurti tha se ai si kryeministër nuk mund të themelojë asociacione komunash, zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, tha për media vendëse më 1 nëntor se draft-statuti evropian “është ai i një non-paperi”, dhe se kryeministri nuk e ka pranuar atë.


Në gjuhën e institucioneve evropiane, “non-paper” është një dokument joformal, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar.


Megjithatë, Stano nguli këmbë se Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranuan këtë draft-status në parim vitin e kaluar, kur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ua paraqiti në prani të liderëve evropianë, presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministres italian Giorgia Meloni, dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.


“Në konkluzionet e dhjetorit të vitit 2023, Këshilli Evropian mirëpriti gatishmërinë e Serbisë dhe Kosovës për ta pranuar draft-statutin e propozuar palëve nga ana e lehtësuesit të BE-së. Kjo paraqet pranim formal të dokumentit nga të gjithë 27 vendet anëtare“, theksoi Stano.




Ai shtoi se blloku ndien keqardhje që “pavarësisht pranimit të dokumentit”, nuk është arritur përparim drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhje me draft-statutin evropian.


“Në përputhje me ripërkushtimin zyrtar ndaj dialogut dhe implementimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve, ne kërkojmë nga Kosova që të ecë përpara me themelimin e tij pa vonesa të reja”, shtoi ai.


Kosova dhe Serbia fillimisht arritën marrëveshje për formimin e Asociacionit më 2013 dhe një tjetër marrëveshje për parimet më 2015. Por, Qeveria e Kosovës refuzon të formojë, siç thotë, asociacion njëetnik, ndërsa Serbia insiston për zbatimin e marrëveshjes.



Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja për parimet nuk është në përputhje me Kushtetutën në 23 pika të saj, ndonëse ato mund të harmonizohen.


Stano theksoi se, megjithëse kanë kaluar 11 vjet nga marrëveshja e parë, Kosova akoma nuk i ka ndërmarrë “hapat e nevojshëm” drejt themelimit të tij dhe “prandaj nuk është duke përmbushur obligimet e qarta sipas së drejtës ndërkombëtare”.




Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk mund të heqë dorë nga barra e përgjegjësive që burojnë nga dialogu dhe se themelimin e Asociacionit nuk mund t’ua lërë në dorë komunave.


“Çfarëdo propozimi duhet të diskutohet me Serbinë dhe lehtësuesin e BE-së dhe duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015. Kjo, po ashtu, do të thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund ta përpilojë statutin jashtë procesit të dialogut“, nënvizoi ai.


Ditë më parë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, i tha Radios Evropa e Lirë se themelimi i Asociacionit është obligim ligjor për Kosovën, sipas të drejtës ndërkombëtare.



Sipas saj, fakti që marrëveshjet për Asociacionin janë arritur në kuadër të dialogut, “nënkupton që secili propozim duhet të diskutohet me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së”.



Edhe në Raportin e Progresit të BE-së për Kosovën, mungesa e hapave drejt themelimit të Asociacionit është përmendur si pengesë në procesin e normalizimit mes vendeve fqinje.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Юлия Путинцева

Путинцева откровенно высказалась о России






43 тысячи жителей Подмосковья подключили к газу в 2024 году

Рейтинг строительной компании «Самолет» пошел на снижение

Президент Индонезии приглашен на юбилейный Парад Победы в Москве

Авиамаршрутов на Дальнем Востоке будет больше