Добавить новость
ru24.net
World News
Ноябрь
2024

Irani i dënon me vdekje tre persona për vrasjen e shkencëtarit bërthamor

0
Gjyqësori i Iranit ka thënë të martën se tre njerëz janë dënuar me vdekje nga një gjykatë e shkallës së parë për vrasjen e kryeshkencëtarit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh. Teherani thotë se ai ishte vrarë në një operacion të orkestruar nga Izraeli.


“Dënimi i këtyre tre njerëzve u shqiptua në Gjykatën Revolucionare të Urmias. Ata u dënuan me vdekje në fazën fillestare dhe rasti është tani në fazën e apelit”, tha Asghar Jahangir, zëdhënës i gjyqësorit të Iranit, në një konferencë në Teheran.


Urmia është një qytet në provincën veriperëndimore të Iranit, Azerbajxhani Perëndimor, e cila ndodhet afër kufijve me Turqinë dhe Sirinë.




Dënimi i tre personave, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, vjen në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë në rritje, për shkak të konflikteve në Gazë dhe në Liban.


Izraeli është fajësuar edhe për vrasjen e së paku katër shkencëtarëve të tjerë iranianë, të cilët dyshohej se punonin në programin bërthamor ushtarak të Teheranit.


Fakhrizadeh, i njohur si babai i programit bërthamor të republikës islamike, ka qenë i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij në kërkimet bërthamore të Iranit, ndërsa Izraeli e akuzoi atë më 2018 se ishte arkitekt i përpjekjeve të Iranit për ta zhvilluar një armë bërthamore.


“Pas disa hetimeve, tre prej tetë njerëzve të arrestuar në provincën e Aerbajxhanit Perëndimor, u akuzuan se spiunuan për regjimin okupues, Izrael”, tha Jahangir, duke shtuar se rasti ka shkuar tani në “fazën e apelimit”.


Jahangir tha se rasti kundër të pandehurve të tjerë është duke vazhduar.


Fakhrizadeh u vra në një pritë kur po udhëtonte me veturë në qytetin e tij Absard, afër Teheranit, më 27 nëntor 2020.




Irani e fajësoi Izraelin, derisa sugjeroi se edhe Shtetet e Bashkuara kishin rol të drejtpërdrejtë apo indirekt në vrasjen e tij.


Rrethanat e sulmit mbesin të paqarta.


Raportet fillestare menjëherë pas vrasjes sugjeruan se Fakhrizadeh u sulmua nga një kamion plot me eksplozivë, disa persona të armatosur dhe një sulmues vetëvrasës.


Vetëm disa ditë më vonë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të vendit (IRGC) ofroi një përshkrim ndryshe të ngjarjes, duke thënë se një mitraloz i pajisur me një "sistem të zgjuar të kontrolluar nga sateliti" që përdorte "inteligjencë artificiale" u përdor në vrasjen e shkencëtarit, ndërsa gruaja e tij, e cila po udhëtonte me të, mbeti e padëmtuar.


Izraeli nuk ka komentuar mbi vrasjen e Fakhrizadehut.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

ATP опубликовала окончательный рейтинг теннисистов по призовым, заработанным в 2024 году






Наследие стиля: родственники Вячеслава Зайцева стали владельцами модной империи

В Курской области распространяется очередной фейк

В Воронеже 6 автобусов поменяют схему движения 31 декабря

Легковушка загорелась после ДТП на Андроньевской площади в Москве