Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar në pasditen e së dielës se një ekip ndërmjetësimi ka arritur t’i pajtojë palët për një armëpushim 7-ditor.
Pakistani është shtet me shumicë të myslimanëve sunitë, mirëpo rajoni Kurram – afër kufirit me Afganistanin – ka popullsi të madhe shiite dhe komunitetet atje janë përleshur me dekada.
Vala e madhe e përleshjeve ka nisur të enjten kur janë sulmuar dy konvoje me myslimanë shiitë, ndonëse kanë qenë nën përcjelljen e policisë.
Atë ditë janë vrarë 43 persona dhe kanë nisur të shtënat me armë zjarri.
“Përleshjet e 21, 22 dhe 23 nëntorit kanë rezultuar me 82 të vrarë dhe 156 të plagosur”, ka thënë një zyrtar lokal, duke folur në kushte anonimiteti.
“Në mesin e të vrarëve janë 16 sunitë, ndërsa 66 tjerë janë të komuniteti shiit”, ka thënë ai.
Rreth 300 familje është thënë të jenë shpërngulur këto ditë, si pasojë e luftimeve të ashpra.
Policia ka pasur gjithmonë vështirësi që të ndalë dhunën në rajonin Kurram.