Добавить новость
ru24.net
World News
Декабрь
2024
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Si u shndërruan protestat e Tbilisit në trazira masive

0
Fotoreporterja e Radios Evropa e Lirë, Tamuna Chkareuli, ka qenë duke pushuar në shtëpi më 28 nëntor, pasi kishte mbuluar disa ditë të protestave në rrugët e Gjeorgjisë, lidhur me pakënaqësitë në rritje për zgjedhjet e kontestuara parlamentare.


Më vonë, ajo e ka shikuar drejtpërdrejt nga banesa e saj teksa kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka bërë të ditur se Qeveria e tij do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian “deri më 2028”.


Ajo e përshkuan me fjalët e veta atë që ndodhi më pas.




Isha e ngarkuar fizikisht dhe emocionalisht pas mbulimit të protestave. Dukej sikur nuk do të rezultonin me asgjë, dhe më pas e pashë njoftimin e Qeverisë për pezullim të rrugës evropiane të shtetit, dhe aty e dita që njerëzit do të kthehen në rrugë, andaj mblodha gjërat e mia dhe u nisa.


Kur arrita te ndërtesa e parlamentit, aty ishin mbledhur qindra njerëz.


Zakonisht në protestat e mëdha në Gjeorgji lëshohet muzikë dhe njerëzit janë disi në qejf. Këtë herë atmosfera ishte tensionuese. Aty nuk ishin liderët e zakonshëm politikë që mbanin fjalime, gjithçka ishte spontane, kishte zemërim dhe turma të zhurmshme. Njerëzit nuk pritën prej askujt që të ftoheshin në protesta, ata dolën vetë nga mllefi.




Policët e veshur deri në dhëmbë ishin rreshtuar në të dyja anët e parlamentit. Atëherë e vërejta një aspekt të protestës që nuk ishte i zakonshëm – policët po përdornin fjalor shumë vulgar.


Kur protestuesit shanin, policët ua kthenin. Shanin nënat e njerëzve, në mënyrën më të rëndë. Nuk kam përjetuar kurrë diçka asisoj.




Rreth orës 2:00 të mëngjesit, protestat u bënë edhe më intensive dhe protestuesit arritën të thyenin një mur me gjemba. Ai mur ishte vendosur si barrikadë mbrojtëse rreth ndërtesës. Më pas nisën topat e ujit.




Makinat që bartin topat e ujit lëshojnë një lloj alarmi para se të aktivizohen, në mënyrë që protestuesit të strehohen.


Pati pretendime që kishte një lloj agjenti në ujin që u përhap nga makinat. Sa herë që ky ujë binte në kontakt me lëkurën time, kisha ndjesinë e djegies.


Shumë shpejt, uji depërtoi në çizme dhe këmbët i kisha qull dhe lëkura më digjte. E kuptova që nuk do të mund të punoja ashtu, andaj u ktheva në zyrën e Radios Evropa e Lirë, ku kolegët me dhanë këpucë tjera, por më të mëdha në numër.




E di prej protestave tjera që arrestimet zakonisht kryhen në orët e para të mëngjesit, kur numri i protestuesve zvogëlohet dhe policia mund të punojë më shpejt. Rreth orës 5:00 të mëngjesit, u ktheva sërish në vendin ku ishin zgjeruar protestat, afër Teatrit Rustaveli.


E dija që diçka do të ndodhte.




Rreth orës 6:30 të mëngjesit, mbetën më pak se 100 protestues dhe policia u nis drejt njerëzve si ortek. Policët i rrahën keq protestuesit. Ata e rrihnin një protestues, e rrëzonin në tokë, dhe e grushtonin. Më pas e tërhiqnin zvarrë. Gratë bërtisnin.




Unë bëja fotografi, por unë dhe kolegu im, kameramani Ilia Ratiana, kujdeseshim për njëri-tjetrin dhe lëviznim bashkë, teksa policia ndiqte njerëzit nëpër rrugë. Policët kanë qenë tejet agresivë gjithë natën dhe tentuan t'i bllokonin xhirimet tona, si dhe na shanë.


Fotografi Aleksandre Keshelashvili, u arrestua dhe u rrah keq atë natë. Nuk kam parë kurrë një agresion aq të madh nga policia më parë.




Duke ecur drejt qendrës, afër Akademisë së Shkencave, fotografova policinë duke rrahur një të ri. Më vonë u afruan disa protestues tjerë që tentonin të mbronin të riun e rrahur. Kur ata nisën të bërtisnin, policia nisi t’i ndiqte edhe ata.


Në Tbilisi kemi shumë barnatore që punojnë 24 orë dhe protestuesit e rinj hynë në to për t’u strehuar. Policët i ndoqën dhe i dëgjoja duke bërtitur teksa të rinjtë i tërhiqnin zvarrë.


Kur policët u kthyen dhe ishin shumë agresivë, ata e sulmuan kolegun tim, David Tsagarelli. Ata e dinin që ai është gazetar, ai e pati jelekun e veshur me shenjën identifikuese të punëtorit të medias.


Mirëpo, policët e ndoqën dhe e goditën në stomak. Ne i ndihmuam, dhe ai arriti të ulej për t’iu kthyer fryma. I mblodhëm disa pamje prej protestuesve, të cilët kapën momentin e rrahjes së tij.




Në atë natë mu bë e qartë që protestat janë vetëm në fillim, dhe që do të ketë edhe shumë net tjera të trazirave. Zjarri i këtyre protestave u nxit nga zhgënjimi dhe zemërimi i njerëzve.


Brutaliteti i policëve, që e panë të gjithë, vetëm sa i shtoi benzinë zjarrit.


Përgatiti: Krenare Cubolli



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Арина Соболенко выразила благодарность бойфренду






«Парту Героя» в честь бойца СВО Андрея Матвеева открыли в школе Чехова

Проблемы с сердцем и почками: врач Джутова рассказала об опасности жирных супов

Во Фрязине благоустраивают дворы и ремонтируют спортобъекты по народной программе ЕР

Мурманские школьники едут в Музей Победы в Москву