Добавить новость
ru24.net
World News
Декабрь
2024

Deputetët e Listës Serbe pengohen që të nënshkruhen në Kuvend

0
Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kanë tentuar që të pengojnë deputetët e Listës Serbe që të nënshkruhen, në mënyrë që të marrin pagën e deputetit dhe të mos e humbin mandatin.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar provokim veprimin e deputetëve të Listës Serbe për t’u nënshkruar në sallë plenare, duke thënë se ata vijnë një herë në gjashtë muaj “për të keqpërdorur paratë e taksapaguesve” të Kosovës. Ai më pas ka ndërprerë seancën plenare më 5 dhejtor.  


“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë e provokojnë në këtë mënyrë. E patolerueshme në Kuvend kjo sjellje një herë në gjashtë muaj të vijnë me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel [Millan] Radoiçiq. E keni guxim të vini në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërpritet kjo seancë e kërkoj që ta lironi këtë sallë”, tha Konjufca.


Deputetët e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, që nga fundi i vitit 2022 janë tërhequr nga pjesëmarrja në seancat plenare. Atëbotë, nga institucionet e Kosovës në veri u tërhoqën punonjësit serbë, përfshirë policët, gjykatësit e prokurorët, në shenjë pakënaqësie me disa vendime të Qeverisë së Kosovës.


Në përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës, nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb, i takojnë Listës Serbe.


Këta deputetë nuk marrin pjesë në seanca, për shkak të “aksionit strategjik” - siç e kanë cilësuar ata bojkotimin e institucioneve të Kosovës - por paraqiten një herë në gjashtë muaj, për të mos i humbur mandatet.


Konjufca në fjalën e tij iu referua Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.


Gjatë sulmit në Banjskë, që institucionet e Kosovës e cilësojnë terrorist dhe e fajësojnë Serbinë se qëndron prapa tij, u vra një polic i Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.


Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë kundër Radoiçiqit, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale, por vetëm tre prej tyre gjenden në Kosovë.


 




Kosova kërkon arrestimin dhe ekstradimin e Radoiçiqit.


Radoiçiq gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.


Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale.


Autoritetet gjyqësore në Serbi – shtet që po kryen hetime për sulmin në Banjskë – ka thënë se së shpejti do të merret një vendim për ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Radoiçiqit sa i përket sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Роттердам (ATP). 2-й круг. Медведев встретится с Беллуччи, Хуркач – с Лехечкой






Экспозицию кабинета Курбатова пополнили 12 экспонатов

Новые правила въезда в Таиланд для россиян: что нужно знать

В новостройке на улице Кедрова более 370 москвичей получили квартиры по реновации

Персональный монстр. Жертва Артема Аблитарова рассказала о своем мучителе