Добавить новость
ru24.net
World News
Декабрь
2024
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Nissan e Honda në bisedime për t’u bashkuar

0
Prodhuesit japonezë të automjeteve, Nissan Motor Corporation dhe Honda Motor Company, kanë konfirmuar të mërkurën se janë duke diskutuar për një bashkëpunim më të ngushtë, teksa kanë mohuar raportimet se kanë vendosur të bashkohen.


Çmimi i aksioneve të Nissan-it u rrit për më shumë se 22 për qind në Tokio, pasi raportimet, që citonin burime të paidentifikuara, thanë se ai mund të bashkohet me Honda-n për të formuar grupin e tretë më të madh prodhues të automjeteve në botë, raporton AP. Çmimi i aksioneve të Honda-s, në anën tjetër, ra për 3 për qind.


Sipas raportimeve, anëtari i aleancës Nissan, Mitsubishi Motors Corporation, është, po ashtu, i përfshirë në bisedime.


Që të tre prodhuesit japonezë të automjeteve njoftuan në gusht se planifikonin të ndanin me njëri-tjetrin komponentë për automjete elektrike, si bateritë, dhe të punonin bashkërisht për programet për ngasje autonome, për t’iu përshtatur më mirë ndryshimeve dramatike në industrinë e automjeteve, të përqendruara rreth elektrifikimit.


Një marrëveshje preliminare ndërmjet Honda-s, prodhuesit të dytë më të madh në Japoni, dhe Nissan-it, të tretit, u bë e ditur në mars.




Tregtia me aksionet e Nissan-it u pezullua, por më pas u kthye pasi kompanitë lëshuan bashkërisht një komunikatë, përmes së cilës thanë se po “shqyrtojnë mundësi të ndryshme për bashkëpunim të ardhshëm, por se nuk është marrë asnjë vendim”.


Një bashkim i kompanive mund të rezultojë në një gjigant me vlerë prej rreth 55 miliardë dollarësh, bazuar në vlerën në treg të të gjithë tre prodhuesve të automjeteve.


Bashkimi i forcave do t’i ndihmonte dy kompanive të rrisnin peshën për të garuar me liderin japonez të tregut, Toyota Motor Corporation, dhe me Volkswagen AG-në e Gjermanisë.


Ngritja e prodhuesve kinezë të automjete po e lëkund industrinë në një kohë kur prodhuesit po përballen me telashe në kalimin nga automjetet me lëndë djegëse në ato elektrike.


Toyota ka prodhuar 11.5 milionë automjete më 2023, përderisa Honda ka nxjerrë në treg 4.2 milionë, ndërsa Nissan ka prodhuar 3.4 milionë. Mitsubishi Motors ka prodhuar pak më shumë se 1 milion.


Edhe në rast të një bashkimi, Toyota do të mbetej prodhuesi më i madh japonez i automjeteve.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Мирра Андреева и Арина Соболенко разгромили Бадосу и Швентек






Глава Минтранса Роман Старовойт заявил о планах создать беспилотные грузовые поезда в России

ЦБ возьмет под контроль выдачу семейной ипотеки банками

Финляндия сохраняет закрытыми границы с Россией из-за миграционных рисков

Тутберидзе: хотелось бы, чтобы в России побеждали с ультра-си, это намного сложнее