Добавить новость
ru24.net
World News
Декабрь
2024
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26
27
28
29
30
31

Prokuroria e Bosnjës kërkon të dhëna për seancën e Kuvendit të RS-së nën dyshimet për "sulm ndaj rendit kushtetues"

0
Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës i ka dërguar një kërkesë Kuvendit të Republikës Sërpska (RS) dhe kryetarit të këtij institucioni, Nenad Stevandiq, për dorëzimin e informacionit dhe ofrimin e detyrueshëm të ndihmës ligjore dhe bashkëpunimit zyrtar.


Nga Kuvendi i RS-së dhe Stevandiq kërkohet që urgjentisht t’i dorëzojnë dokumentet zyrtare që lidhen me thirrjen e Kolegjiumit të Kuvendit të RS-së, si dhe të gjitha dokumentet shoqëruese me propozimet e rendit të ditës për seancën e veçantë të Kuvendit të RS-së më 24 dhjetor.


Kuvendi i Republikës Sërpska (RS) do të shqyrtojë të martën, më 24 dhjetor, në një seancë të veçantë, "informacionin mbi shkatërrimin e sistemit ligjor në Bosnjë e Hercegovinë nëpërmjet shkeljes së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit".




Kjo kërkesë, siç thuhet, bazohet në Ligjin për Procedurën Penale të Bosnjë e Hercegovinës dhe të dhënat e disponueshme që tregojnë dyshime për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë "Marrëveshjen për kryerjen e veprës penale", "Përgatitjen e veprës penale" dhe "Sulmin ndaj rendit kushtetues".


Prokuroria ka theksuar dyshime edhe për vepra të tjera penale, si "Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut", si dhe "Pengimi i zyrtarëve në kryerjen e detyrave zyrtare".


Para deputetëve është gjyqi ndaj Millorad Dodikut, president i RS-së, i cili cilësohet si një proces “politikisht i sajuar”.


"Seanca lidhet edhe me ligjin sipas të cilit po gjykohet presidenti i RS-së, i cili është imponuar nga përfaqësuesi i lartë. Vendimet e imponuara nga Schmidt kërcënojnë që Bosnjë e Hercegovina të funksionojë sipas ligjeve të përfaqësuesit të lartë dhe jo sipas vendimeve të institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës", tha Nenad Stevandiq, kryetar i Kuvendit të RS-së më 23 dhjetor.


Ai shtoi se para mbledhjes së Kuvendit do të përgatiten propozime për përfundime, pa dhënë detaje nëse ndonjë prej tyre do të lidhet me gjyqin ndaj Dodikut.


Për çfarë akuzohet Dodik?

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës më 11 gusht të vitit të kaluar ngriti aktakuzë kundër Dodikut, pasi ai nënshkroi dekretet presidenciale dhe shpalli të vlefshme dy ligje entitetesh, të cilat më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i lartë Christian Schmidt.


Përveç tij, Prokuroria akuzon edhe Millosh Llukiqin, i cili, si ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, mundësoi publikimin e dekreteve të Dodikut në këtë botim.


Bëhet fjalë për ndryshimet në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe akteve të tjera të RS-së dhe Ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.




Përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, i anuloi të dy ligjet më 1 korrik 2023, ndërsa procedura legjislative zyrtarisht ishte ende në zhvillim.


Po atë ditë, Schmidt, duke përdorur kompetencat e tij të Bonit, imponoi ndryshimet në Kodin Penal të BeH-së, ku u shtua vepra penale "moszbatimi i vendimeve të përfaqësuesit të lartë", për të cilën Dodik u akuzua.


Millorad Dodik ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara që nga korriku i vitit 2017 për pengimin ose kërcënim për pengimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.


Në fillim të janarit 2022, ai u sanksionua përsëri, pasi direkt ose indirekt mori pjesë në shkeljen ose aktin që pengonte ose kërcënonte zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, si dhe për aktivitete korruptive.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соболенко и Бордиловская разделили звание лучшей спортсменки по версии НОК






Спецборт с пострадавшими при крушении самолета россиянами вылетел в Москву

В Абхазии после 1 января введут новый график отключения электричества

Заммэра Ефимов объяснил запрет на строительство микроквартир в Москве

Досрочно открыли путепровод у станции Быково в Подмосковье