Добавить новость
ru24.net
World News
Июнь
2025

Mbahet seanca fillestare për masakrën e Mejës

0

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës.

Gjykimi për këtë rast zhvillohet në mungesë dhe të akuzuarit përfaqësohen nga avokatët e tyre gjatë seancave gjyqësore.

Avokatët e të akuzuarve kanë 30 ditë kohë që të ankohen ndaj pretendimeve të prokurorisë.

Masakra e Mejës ka ndodhur në prill të vitit 1999, kur 370 shqiptarë të Kosovës u vranë. Trupat e tyre më pas u gjetën në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë.

Gjatë seancës fillestare, gjyqtarja Violeta Namani-Hajra, konstatoi se asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte i pranishëm në gjykatore dhe se gjykata nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.

“Mbahet gjykimi në mungesë ndaj Momir Stojanoviq dhe të tjerëve”, tha gjyqtarja, teksa argumentoi vendimin e gjykatës se kushtet juridike të plotësuara që ky gjykim të mbahet në mungesë.

Ndërkaq, prokurori i rastit, Ilir Morina, tha se ndaj të akuzuarve është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar, duke shtuar se janë plotësuar kushtet që gjykimi në mungesë të zhvillohet.

Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka qenë edhe drejtor i Agjencisë Ushtarake dhe të Sigurimit të Serbisë, është ndër të dyshuarit kryesor për masakrën e Mejës.

Gjatë seancës fillestare, Arianit Koci, avokat i një nga të akuzuarit, tha se në aktakuzë është përfshirë edhe emri i Mihil Abazit, i cili sipas tij ka vdekur që një dekadë, duke shtuar se ai nuk duhet të përmendet në listën e të akuzuarve.

Por, mbrojtja e Abazit tha se nuk e ka këtë informacion, duke shtuar se Kocit nuk i takon që të flasë për palën që nuk e mbron.

Aktakuza për këtë rast është ngritur dhjetorin e vitit 2023 dhe është plotësuar në prillin e vitit pasues.

Në mesin e atë akuzuarve për krimet në Mejë dhe fshatrat e tjera në Gjakovë janë edhe zyrtarë të tjerë të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Serbisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët akuzohen për planifikimin dhe zbatimin e operacionit “Reka”, gjatë të cilit u vranë 370 civilë shqiptarë.

Ata akuzohen për vrasje, dhunë fizike dhe seksuale, tortura, plaçkitje dhe dëbim etnik të shqiptarëve.

Gjykimet në mungesë në Kosovë janë mundësuar që të mbahen pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale më 2022. Gjykime të tilla mund të mbahen vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shterur të gjitha mjetet për të për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Kodi i Procedurës Penale thotë se personat që gjykohen në mungesë, për shkak se autoritetet nuk kanë arritur të sigurojnë praninë e tyre, kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga ndryshimet që mundësuan gjykimet në mungesë deri në shkurt të këtij viti, janë ngritur 15 akuza në mungesë kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë u shqiptua dhjetorin e vitit 2024, kundër Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime kundër popullatës civile në Shtime më 1999.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса