Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2024

Aksion kundër krimeve kibernetike: 20 të arrestuar, 120 mijë euro të sekuestruara

0
Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike” dhe “mashtrim”.


Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës më 27 nëntor, hetimet për këtë rast kanë qenë duke u zhvilluar që disa muaj nga hetuesit e Drejtorisë për Hetim të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës.


Aksioni ka përfshirë kontrolle në 14 lokacione të ndryshme, gjatë së cilave, përveç parave, janë sekuestruar edhe pesë vetura, rreth 60 kompjuterë dhe telefona, si dhe pajisje memorizuese.




Më urdhër të prokurorit nga Prokuroria Speciale, dhjetë të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, dhjetë të tjerë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


Në aksion morën pjesë edhe zyrtarë gjermanë dhe prokurorë, përveç rreth 120 zyrtarëve policorë.


Sipas Kodit Penal të Kosovës, për veprat penale “hyrje në sisteme kompjuterike” dhe “mashtrimi” parashihet dënim me gjobë dhe me burim deri në dhjetë vjet, varësisht nga specifikat e rastit.


Në Kosovë ka pasur edhe aksione të tjera në të kaluarën, si pjesë e luftës kundër krimeve kibernetike, si nëpër qendra të thirrjeve.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Дубай (ATP). 1-й круг. Хачанов встретится с Эвансом, Циципас – с Сонего, Баутиста-Агут сыграет с Марожаном






Иск Успенской к Киркорову рассмотрит Таганский суд Москвы

РКН поддерживает законопроект о регулировке видеоигр в России — никто и не сомневался

В Подмосковье задержали 27 человек после нападения на полицейских

С русскими так нельзя: "Амазон" пошёл по хитрому пути "Гугла" и просчитался - штраф "больше, чем все деньги мира"