Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2024
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Trump shpallet "Personi i Vitit" nga revista Time

0
Revista Time e ka shpallur presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, "Person të Vitit" për herë të dytë, të enjten.


Ky nderim i është bërë Trumpit pas rikthimit të tij të jashtëzakonshëm nga një ish-president që nuk e pranonte humbjen në zgjedhje katër vjet më parë, në një president të zgjedhur që i fitoi bindshëm zgjedhjet e nëntorit për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.


Sam Jacobs, kryeredaktori i Time, njoftoi në NBC se Trumpi është shpallur "Personi i Vitit" për 2024 nga kjo revistë.


Jacobs tha se Trumpi është dikush që “për të mirë apo për të keq, ka pasur më së shumti ndikim në lajme në vitin 2024”.




“Ai është një person që bëri rikthim historik, i cili e ndryshoi presidencën amerikane dhe po i ndryshon politikat amerikane. Është e vështirë të argumentosh kundër faktit se personi që po kthehet në Zyrën Ovale nuk është personi më me ndikim në lajme”, tha Jacobs.


Trump ishte shpallur "Personi i Vitit" për herë të parë në vitin 2016, pasi i kishte fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.


Jacobs shtoi se “gjithmonë ka debat të nxehtë” në revistë për këtë çmim “edhe pse më duhet ta pranoj se këtë vit vendimi ishte më i lehtë se në vitet e kaluara”.


Trump i mposhti në garë për çmimin e sivjetshëm persona të tjerë të famshëm si, nënpresidenten Kamala Harris, pronarin e X-it, Elon Musk, kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe Princeshën e Uellsit, Kate.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Надежда Петрова

Бывшая третья ракетка мира Петрова приняла участие в конференции ФТР






МНОГО НАТО НЕ НАДО ХОРОШИМ ДРУЗЬЯМ! И "ЧАС ПИК": СПЕЦOПЕРАЦИЯ РОССИИ В СИРИИ. Россия, США, Европа могут улучшить отношения и здоровье общества?

Губернатор Воробьёв навестил в больнице избитую сверстницами школьницу

«Настоящее время»: Арестованный сенатор Савельев оформил на сына виллу под Лондоном стоимостью 1,3 млрд рублей и завод по производству водки

Бывший мэр Калуги обвинён во взятке