Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2024
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

SHBA-ja dhe BE-ja vlerësojnë punën e SPAK-ut në 5-vjetorin e themelit të tij

0
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë mbështetur dhe përshëndetur punën e Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK) në 5-vjetorin e themelimit të saj, por theksuan se pavarësia e saj mbetet gjëja më e rëndësishme.


Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se gjatë një vizitës së tij të parë në Shqipëri, bëri thirrje që prokurorëve të SPAK-u t’u mundësohet aplikimi për vazhdimin e mandatit.


"Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare. Për t’u siguruar që SPAK të vijojë në të ardhmen luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ne besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejohen të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”, tha Kasanof.


Prokurorët e SPAK-ut kanë të drejtë për vetëm një mandat nëntëvjeçar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë.




Kasanof tha se dështimi për t’ua mundësuar atyre vazhdimin e mandatit “rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit të organizuar e korrupsionit në historinë shqiptare”.


Pak muaj më parë të njëjtën kërkesë e kishte bërë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, duke i kërkuar Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese për t’i lejuar prokurorët të kandidojnë për vazhdimin e mandatit.


Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, garantoi vijimin e mbështetjes për SPAK-un dhe kujtoi se rrugëtimi evropian i Shqipërisë bazohet në rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Ai kërkoi që SPAK të mos lihet i vetëm në këtë luftë.


"SPAK nuk është dhe s’duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, duhet të jetë përpjekje e bashkërenduar", tha Gonzato.


Në ceremoninë për 5-vjetorin e institucionit që drejton, Dumani tha se gjatë kësaj kohe Prokuroria e Posaçme ka provuar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.


Gjatë kësaj kohe para gjyqit kanë dalë disa ish-zyrtarë, ish-ministra e deputetë dhe ata tashmë po vuajnë dënimin.




Kreu i SPAK dhe institucioni që drejton janë përballur kohët e fundit me sulme nga politika. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta, që të dy nën hetim për korrupsion, kanë pretenduar se Dumani i shërben Qeverisë dhe se sipas tyre po e godet opozitën.


Në rezultatet e punës së SPAK-ut, Dumani, i cili e mori detyrën para dy vjetësh, renditi si arritje sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve me vlerë deri në 182 milionë euro.


Gjithashtu janë proceduar 61 zyrtarë të lartë për korrupsion, nga të cilët 70% janë dërguar në gjykim. Sa i përket krimit të organizuar, janë proceduar 955 persona, ndërsa në fushën e terrorizmit, janë proceduar 29 persona dhe të gjithë janë dërguar për gjykim.


Dumani u nderua nga Departamenti amerikan i Shtetit si kampion në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri javë më parë.


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, teksa i dorëzoi çmimin Dumanit, e vlerësoi SPAK-un si institucionin më të besueshëm në Shqipëri.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Эрика Андреева проиграла в парном разряде в финале турнира WTA-125 в Лиможе






два высших образования квартира книг друзья по отцу менты а он не работает вымогает у меня пачки и пиво и еще лезет газету и театр портит усач это не гусар для максим

Суд в Москве арестовал обвиняемого в убийстве Кириллова

Роскомнадзор указал на основания для принятия мер в отношении YouTube

Врач Даутова рассказала о способах отличить пневмонию от гриппа у ребёнка