Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2025
1 2 3 4 5 6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Scholz kritikon komentet “çoroditëse” të Muskut

0
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar komentet “çoroditëse” të miliarderit Elon Musk, dhe mbështetjen e tij të hapur për partinë gjermane të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AFD).


Musk, burri më i pasur në botë – që ka mes tjerash në pronësi edhe platformën X, të njohur më parë si Twitter – i ka sulmuar liderët evropianë përmes një serie postimesh në rrjetin social që kontrollon.


I pyetur për ndërhyrjen e Muskut – i cili e ka quajtur Scholzin ‘budalla jokompetent’, ndërsa presidentin gjerman ‘tiran kundër demokracisë’ – kancelari gjerman ka thënë në fundjavë për revistën Stern se është e rëndësishme të ruhet qetësia para zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen në Gjermani më 23 shkurt.


“Në Gjermani, gjithçka po zhvillohet sipas dëshirave të qytetarëve tanë, dhe jo komenteve çoroditëse të një miliarderi amerikan”, ka thënë Scholz përgjatë intervistës.


“Presidenti gjerman nuk është një tiran kundër demokracisë, dhe Gjermania është demokraci e fortë dhe stabile, pavarësisht se çfarë thotë Musku”.




Scholz ka thënë se mbështetja e Muskut për AfD-në e ekstremit të djathtë është “shumë më problematike sesa këto ofendime”.


Alternativa për Gjermaninë, që është duke dalë e dyta, pas konservatorëve, sipas sondazheve, “bën thirrje për lidhje më të ngushta me Rusinë dhe dëshiron dobësim të lidhjeve transatlantike”, ka thënë Scholz.


AfD e ka pranuar këtë javë se është në kontakt të rregullt me Elon Muskun.


Kancelari gjerman ka thënë se është takuar me Muskun në mars të vitit 2022, në hapjen e fabrikës së makinave Tesla në qytetin e Brandenburgut, “në kohën kur dega lokale e AfD-së protestonte kundër tij”.


Gjermania nuk është shënjestra e vetme e Muskut në Evropë, kontinentin ku shumë qeveri veçse janë duke u përballur me rritje të popullzimit dhe të djathtës ekstreme.


Këtë javë, Musk ka bërë thirrje për rrëzim të kryeministrit britanik, Keir Starmer nga pushteti.


Ai ka diskutuar në dhjetor me kryeministrin hungarez, Viktor Orban dhe e ka quajtur Bashkimin Evropian si jodemokratik.


Ai është mbështetës entuziast i kryeministres Giorgia Meloni, e cila njihet si liderja me qasjet më të djathta prej vitit 1945 në Itali.


Ekspertët besojnë se iniciativat politike të Muskut janë krejtësisht të lidhura me interesat e tij politike.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Кудерметова о поражении от Соболенко: выступила неплохо






В Грузии закончились поиски пропавшего туриста из России

О чудном сне Татьяны и «счастии» Натальи Гончаровой: интернет-пользователям доступна новая «Михайловская пушкиниана»

В Туле состоялся открытый чемпионат региона по легкой атлетике

Самые удачливые: представлен рейтинг счастливых для участников лотерей российских регионов