Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Trembëdhjetë persona marrin trajtim mjekësor pas zjarrit në Prishtinë

0
Trembëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas zjarrit që përfshiu një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës, bëri të ditur Policia e Kosovës.


Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit.


Paraprakisht, Policia tha se personat që morën trajtim mjekësor kishin kryesisht probleme të shkaktuara nga tymi.


“Aktualisht situata është vënë nën kontroll, zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.


Autoritetet policore thanë se rreth orës 18:40 pranuan informatën se një ndërtesë banimi në kryeqytetin e Kosovës ishte përfshirë nga zjarri.


Zyrtarët policorë dhe zjarrfikësit dolën në vendngjarje, duke evakuuar banorët dhe duke luftuar me flakët.


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shprehu mirënjohje për ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ekipet mjekësore për “reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e lartë shpëtuan jetën e qytetarëve”.


“Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve dhe të sigurohemi që ndihma dhe mbështetja e nevojshme të jenë të garantuara për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi”, tha ai.




Gjatë një deklarate dhënë nga vendi i ngjarjes, Rama tha se ka dëme materiale, duke shtuar se dy makina janë djegur dhe tri të tjera janë dëmtuar. 


Ndërkaq, Policia tha se për detaje të tjera për këtë ngjarje, opinioni do të njoftohet pas përfundimit të ekzaminimeve dhe hetimeve nga institucionet kompetente.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Медведев проигрывает Лёнеру Тину и завершает выступления на турнире ATP






Президент Ирана возложил цветы к Могиле Неизвестного Солдата в Москве

На сцене Воронежского концертного зала оживет известная сказка Астрид Линдгрен «Малыш и Карлсон»

Ирина Ипатова удостоена медали МЧС России «За содружество во имя спасения»

РФ и Индия согласовывают даты визита Путина в Нью-Дели