Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Vonesa në nisjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

0
Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka publikuar emrat e tri pengjeve që planifikon t’i lirojë më 19 janar.


Ky njoftim potencialisht mund t’i hapë rrugën nisjes së armëpushimit në Gazë, pas vonesave.


Më herët, Izraeli tha se do të vazhdojë luftimet në Gazë derisa Hamasi të mos dorëzojë listën me emrat e tri pengjeve që do të liroheshin në bazë të marrëveshjes së armëpushimit.


Armëpushimi ishte paraparë të niste mëngjesin e së dielës.


Izraeli ende nuk ka komentuar njoftimin e publikuar në rrjetet sociale nga krahu ushtarak i Hamasit.


Paraprakisht, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Hamasi nuk ka mbajtur zotimin e tij për të ofruar emrat e tri pengjeve që pritej të liroheshin të dielën, në këmbim të dhjetëra palestinezëve të burgosur.


Në mbarë enklavën palestineze pati festime dhe disa palestinezë nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre edhe pse vonesat në hyrjen në fuqi të armëpushimit vunë në pah brishtësinë e marrëveshjes.


Marrëveshja e armëpushimit parasheh dhënien fund të luftës 15-mujore dhe lirimin e pothuajse 100 pengjeve, që u morën gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.


Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se emrat e tri pengjeve nuk u dorëzuan me kohë, në mënyrë që armëpushimi të hynte në fuqi në 08:30, sipas kohës lokale. Ai tha se ushtria izraelite ka vazhduar “sulmet, edhe tani po kryen sulme, brenda Gazës” dhe do të sulmojë derisa Hamasi të respektojë marrëveshjen.




Më vonë, ushtria izraelite tha se ka shënjestruar një sërë caqesh të Hamasit në Gazë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se të paktën tetë persona u vranë mëngjesin e 19 janarit.


Hamasi tha më herët gjatë së dielës se për “arsye teknike në terren” nuk arriti që me kohë të dorëzojë emrat. Përmes një deklarate, grupi radikal palestinez tha se është i përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit që u arrit më herët gjatë kësaj jave.


Një zyrtar izraelit, që foli në kushte anonimiteti, tha se ndërmjetësit kanë ofruar siguri se lista me emrat e pengjeve do të dorëzohej dhe marrëveshja e armëpushimit ende është e vlefshme, edhe pse ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi.


Ndërkaq, Izraeli njoftoi se ka arritur të tërheqë trupin e Oron Shaul, një ushtar që ishte vrarë në luftën Izrael-Hamas më 2014. Trupat e Shaulit dhe ushtarit tjetër, Hadar Goldin, kishin qenë në Gazë edhe pas përfundimit të luftës më 2014.


Armëpushimi i planifikuar, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore.


Netanyahu tha se e ka udhëzuar ushtrinë që armëpushimi “të mos fillojë derisa Izraeli të marrë listën e pengjeve që do të lirohen, listë që Hamasi është zotuar se do ta ofrojë”.


Në fazën e parë 42-ditore të armëpushimit është paraparë të lirohen 33 pengje që mbahen në Gazë dhe qindra të burgosur palestinezë që mbahen në Izrael. Pakti parasheh që Izraeli të tërhiqet në një zonë brenda Gazës dhe shumë palestinezëve të zhvendosur t’iu mundësohet kthimi në shtëpinë e tyre. Po ashtu, parashihet rritje e ndihmave humanitare për Gazën.




Ky do të ishte armëpushimi i dytë gjatë kësaj lufte, pasi mbi një vit më parë palët kishin pauzuar luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje.


Negociatat për fazën e dytë, që konsiderohet më e vështirë, është paraparë të nisin dy javë më vonë. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje për këtë çështje, përfshirë edhe atë nëse lufta do të rinisë pas fazës së parë gjashtëjavore dhe si do të lirohen pjesa tjetër e pengjeve.


Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë.


Mbi 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. Kombet e Bashkuara kanë thënë se sistemi i shëndetësisë, rrjeti rrugor dhe infrastruktura vitale janë dëmtuar rëndë. Rindërtimi – nëse armëpushimi arrin në fazën e tij finale – do të merrte kohë disa vite. Po ashtu, çështje e pazgjidhur mbetet edhe se si do të udhëhiqet Gaza pas konfliktit.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина вышла в четвертый раунд Australian Open, Швентек разгромила Радукану






Ростовской фронтовичке Анне Илларионовне Котовой сегодня исполнилось 104 года

Власти Москвы сообщили, что за год Музейный город ВДНХ посетили 4 млн человек

Россиян предупредили о последствиях платежей через телефон на рынках

Добыча угля в Кузбассе по итогам 2024 г. сократилась на 7,3%, экспорт - на 10,4%