Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Të paktën 66 të vdekur nga një zjarr në një resort skijimi në Turqi

0
Një zjarr në një resort të njohur skijimi në pjesën veriperëndimore të Turqisë ka lënë të paktën 66 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të plagosur, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.


“Jemi në dhimbje të thellë. Fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë në zjarrin që shpërtheu në këtë hotel”, u tha gazetarëve Yerlikaya, pas inspektimit të vendit të ngjarjes.


Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu, tha se të paktën një nga të plagosurit ishte në gjendje të rëndë.


Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit në restorantin e hotelit 12-katësh “Grand Kartal” në resortin Kartalkaya, në provincën Bolu, raportuan zyrtarët dhe mediat lokale. Shkaqet prapa zjarrit janë ende duke u hetuar.


Dy nga viktimat humbën jetën duke kërcyer nga ndërtesa në panik, tha guvernatori Abdulaziz Aydin, për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu.


Televizioni NTV raportoi se disa persona u përpoqën të zbrisnin nga dhomat e tyre duke përdorur çarçafë dhe batanije.


Në hotel ndodheshin 234 mysafirë, tha guvernatori Aydin. Ende nuk dihet asgjë për nënshtetësinë e viktimave.


Necmi Kepcetutan, një instruktor skijimi në hotel, tha se ishte në gjumë kur shpërtheu zjarri dhe doli me shpejtësi nga ndërtesa. Ai i tha televizionit NTV se më pas ndihmoi rreth 20 mysafirë të dilnin nga hoteli.


Ai tregoi se hoteli ishte mbuluar nga tymi, duke ua bërë të vështirë mysafirëve gjetjen e daljeve emergjente.


“Unë nuk mund të kontaktoj disa nga studentët e mi. Shpresoj të jenë mirë”, tha instruktori i skijimit për televizionin.


Pamjet televizive tregonin çatinë dhe katet e sipërme të hotelit të përfshira nga zjarri. Dëshmitarët thanë se sistemi i alarmit të zjarrit në hotel nuk funksionoi.


“Gruaja ime ndjeu erën e djegies. Alarmi nuk ra”, tha Atakan Yelkovan, një mysafir në katin e tretë të hotelit, për agjencinë IHA.


“Ne u përpoqëm të ngjiteshim lart, por nuk mundëm; kishte flakë. Zbritëm poshtë dhe dolëm këtu (jashtë)”, shtoi ai.


Yelkovan tha se zjarrfikësit mbërritën pas rreth një ore.


“Njerëzit në katet e sipërme po bërtisnin. Ata po zbritnin me çarçafë... disa u përpoqën të hidhnin veten”, tha ai.


Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin mbi zjarrin. Televizioni NTV sugjeroi se fasada e jashtme prej druri mund të ketë përshpejtuar përhapjen e zjarrit.


Hoteli me 161 dhoma ndodhet buzë një shkëmbi, gjë që e bëri më të vështirë luftimin e flakëve, raportoi NTV.


Kartalkaya është një resort i njohur skijimi në malet Koroglu, rreth 300 kilometra në lindje të Stambollit. Zjarri ndodhi gjatë pushimeve mes semestrave shkollorë, kur hotelet në rajon janë të mbushura plot.


Zyra e Aydin njoftoi se 30 automjete zjarrfikëse dhe 28 ambulanca u dërguan në vendngjarje.


Hotelet e tjera në resort u evakuuan si masë paraprake dhe mysafirët u vendosën në hotele rreth Bolusë.


Ndërkohë, një shpërthim gazi në një hotel në një tjetër resort skijimi në Turqinë qendrore plagosi katër persona.


Shpërthimi ndodhi në Qendrën e Sporteve Dimërore Yildiz Mountain në provincën Sivas. Dy skijatorë dhe instruktori i tyre u plagosën lehtë, ndërsa një tjetër instruktor pësoi djegie të shkallës së dytë në duar dhe fytyrë, tha zyra e guvernatorit të Sivasit.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Белоруска Соболенко обыграла россиянку Павлюченкову в 1/4 финала Australian Open






Какой сегодня праздник: 22 января – День попкорна

28 новых иностранных брендов пришли в Россию в прошлом году

22 января: какой сегодня праздник?

Как обещания чиновников превратили Петропавловск в Нью-Васюки