Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
31

Trump ftoi Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, thotë Izraeli

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt, ka thënë zyra izraelite të martën.


“Netanyahu është lideri i parë i huaj që është ftuar në Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të Trumpit”, është thënë në deklaratë.


Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e ka konfirmuar ftesën dhe ka thënë se takimi do të realizohet “në fillim të javës tjetër”.


“Hollësitë do të bëhen publike kur të finalizohen”, ka thënë ky zyrtar.


Takimi mes Trumpit dhe Netanyahut vjen pasi presidenti amerikan ka deklaruar se është përgjegjës për arritjen e armëpushimit në mes të Izraelit dhe Hamasit në Gazë, pas disa muajve të negociatave të pasuksesshme.


Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.


Përgjatë mandatit të parë, Trump ka thënë shpesh se Izraeli “nuk ka pasur kurrë mik më të mirë në Shtëpinë e Bardhë”  dhe kjo gjë është pohuar shpesh nga Netanyahu.


Pak pas nisjes së mandatit të dytë, Trump e ka miratuar dërgimin e 2.000 bombave në Izrael, ndonëse ish-presidenti Joe Biden nuk pati lejuar diçka të tillë.


Netanyahu e ka përshëndetur Trumpin që i ka ofruar Izraelit, ato që i ka konsideruar “pajisje” për të mbrojtur veten.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Янник Синнер

Калинский: Синнер сказал, что приедет к нам на матч «Пари НН»






На 74% выросло число абонентов из Китая, которые приезжают в РФ со своими SIM-картами – исследование

Активную молодежь приглашают вступить в Молодежную палату района Аэропорт

Кто ж его посадит? 10 самых необычных памятников столицы

Юра Борисов рассказал об эмоциях от номинации на «Оскар» и встрече с Анжелиной Джоли