Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2025
1 2 3 4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28

Kina i përgjigjet SHBA-së me kundërtarifa, thotë se po e heton Google-in

0
Kina ka vendosur të martën tarifa ndaj mallrave amerikane si përgjigje ndaj tarifave të reja që Shtetet e Bashkuara i vendosën ndaj mallrave kineze ditë më parë, duke e ripërtërirë luftën tregtare mes dy ekonomive kryesore në botë.


Pekini gjithashtu njoftoi se po e kryen një hetim ndaj kompanisë Google.


Tarifat shtesë prej 10 për qind ndaj të gjitha importeve nga Kina në SHBA hynë në fuqi të hënën pas mesnatës, pasi presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht e paralajmëroi Pekinin se nuk po bënte mjaftueshëm për ta ndalur rrjedhën e drogave të jashtëligjshme në Shtetet e Bashkuara.


Nuk vonoi shumë dhe Ministria e Financave e Kinës njoftoi se do të vendosë taksë prej 15 për qind ndaj thëngjillit dhe gazit të lëngshëm natyror të SHBA-së, si dhe 10 për qind taksë ndaj naftës së papërpunuar, pajisjeve bujqësore dhe disa automjeteve amerikane.


Tarifat e reja ndaj mallrave amerikane do të hyjnë në fuqi më 10 shkurt, tha Ministria kineze.




“Rritja e njëanshme e tarifave nga SHBA-ja shkel seriozisht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Financave e Kinës. “Kjo, jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve të saj, por gjithashtu dëmton bashkëpunimin normal ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe SHBA-së”.


Ndërkohë, Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut tha të martën se po e heton Google-in për dyshime mbi shkeljen e ligjeve antitrust.


Në anën tjetër, tarifat e SHBA-së për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika gjithashtu pritej të hynin në fuqi të martën, por Trumpi u pajtua ta shtyjë për 30 ditë vendimin, pasi këto dy vende ndërmorën veprime për t’i adresuar shqetësimet e tij mbi sigurinë kufitare dhe trafikimin e drogës.


Trumpi synon të bisedojë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në ditët në vijim.


Përveç tarifave, Kina njoftoi gjithashtu se do të vendosë kontrolle ndaj eksportit të disa elementeve jetike për prodhimin e produkteve moderne të teknologjisë së lartë. Këto përfshijnë tungstenin, telurin, bismutin, molibdenin dhe indiumin. Shumica e këtyre elementeve janë cilësuar si minerale jetike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, që do të thotë se janë thelbësore për ekonominë ose sigurinë kombëtare të SHBA-së.


Kina kishte vendosur në dhjetor kontrolle edhe për elemente kyç, siç është galiumi, i cili përdoret në prodhim.


Ministria e Financave gjithashtu vendosi dy kompani amerikane në listën e entiteteve të pasigurta: PVH Group, e cila është pronare e Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, dhe Illumina, një kompani bioteknologjike me zyre në Kinë.


Përfshirja në këtë listë ua ndalon atyre të angazhohen në aktivitete të lidhura me importin ose eksportin në Kinë, si dhe të bëjnë investime të reja në vend.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Елена Рыбакина сделала неожиданное признание о себе






Winline Зимний кубок РПЛ. «Зенит» — ЦСКА. Прямая трансляция: смотреть онлайн

Череда смертей. В элитном ЖК «Алые паруса» не живется спокойно

Автор романа «Духless» Сергей Минаев написал сценарий для Первого канала

Депутат Госдумы Александр Толмачев провел прием жителей Подмосковья