Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2025
1 2 3 4 5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë kampionatin Euro U21

0
Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatore të Kampionatit Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027.


Më 4 shkurt, UEFA konfirmoi se ky kampionat do të organizohet nga dy shtetet e Ballkanit Perëndimor.


Kur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi në muajin maj të vitit të kaluar se u bë bashkë me atë të Serbisë për ta planifikuar organizimin e turneut me 16 kombëtare, i cili zhvillohet çdo dy vjet, ajo u përball me shumë kritika, sidomos në Kosovë.


Ndërkaq, grupi zyrtar i mbështetësve të Shqipërisë, i njohur si "Tifozat Kuq e Zi", kishte kërcënuar se do ta ndërpresë mbështetjen për kombëtaren, për shkak të këtij organizimi.


 




Si Shqipëria, ashtu edhe Serbia, janë përballur me sanksione nga organi qeverisës i futbollit evropian për shkak të incidenteve mes tifozëve.


Më 2014 në Beograd ndodhi një incident gjatë ndeshjes mes dy ekipeve, kur një dron me flamurin e "Shqipërisë së Madhe" hyri në stadium, gjë që nxiti një përleshje mes lojtarëve të Shqipërisë dhe Serbisë dhe ndaj tifozëve.


Pavarësisht këtyre incidenteve, federatat e Shqipërisë dhe Serbisë u bënë bashkë vitin e kaluar dhe planifikuan organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit.


Për këtë kampionat kërkohen tetë stadiume, ku do të luhen 31 ndeshje.


UEFA tha se ndeshja hapëse e kampionatit do të mbahet në Serbi, ndërkaq ndeshja finale në Shqipëri.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Анна Блинкова вышла во второй круг турнира WTA-250 в Клуж-Напоке, обыграв Соррибес-Тормо






«Нам удается преодолевать все затруднения, связанные с санкциями»

Эколог Фролов рассказал о бензапирене, который нашли в чистом песке в Анапе

Почему Ия Саввина боялась за единственного сына, и молила Бога об одном, чтобы умереть с ним в один день

Юрист Прокопец: Дзюба может обжаловать решение комитета по этике РФС